Varianti Delta në Shqipëri? Reagon ISHP: Nuk është identifikuar asnjë rast, po monitorojmë me kujdes situatën

07/07 14:47
Credits to Apollon TV
Varianti Delta në Shqipëri? Reagon ISHP: Nuk është identifikuar asnjë rast, po monitorojmë me kujdes situatën

Instituti i Shëndetit Publik (ISHP) ka reaguar në lidhje me lajmet që qarkulluan në media, ku thuhej se janë konfirmuar raste të variantit Delta në Shqipëri, përkatësisht në Gjikrokastër.

Në një deklaratë ISHP hedh poshtë lajmet duke thënë se nuk është identifikuar variant delta në vend.

E teksa përgëneshtrojnë lajmet që qarkullojnë, ISHP thotë se po minitorojnë me kujdes situatën në vend.

“Instituti i Shëndetit Publik informon se deri tani në Shqipëri nuk është identifikuar asnjë rast i variantit Delta. Pavarësisht numrit të lartë të testimeve, nuk kemi sinjale për prezencën e këtij varianti në vendin tonë. Instituti i Shëndetit Publik po monitoron me kujdes situatën e epidemisë së COVID19 në vend dhe për çdo rast të dyshuar, do të bashkëpunojë me institucionet e referencës, gjë e cila është pjesë e praktikës së punës së këtij institucioni”, thuhet në reagimin e ISHP.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.