Varhelyi në Kosovë, premton vaksina të tjera në qershor

05/05 15:58
Credits to Apollon TV
Varhelyi në Kosovë, premton vaksina të tjera në qershor

Ai u prit nga kryeministri, Albin Kurti, ndërsa fokusi kryesor ishte te lufta ndaj pandemisë koronavirus. Ata vizituan sallën sportive “1 tetori” në Prishtinë, për të ndjekur nga afër procesin e vaksinimit.

“Kosova do të marrë gati 100 mijë vaksina nga Pfizer, partneri ynë më i besuar në këtë luftë ndaj pandemisë. Me këtë kontribut i gjithë sektori shëndetësor i Kosovës do të mund të vaksinohet me furnizimet e para, dhe ato që do të vijnë në qershor”, u shpreh Oliver Varhelyi.

Zyrtari i BE-së tha se do të punojë me qeverinë e Kosovës që ky shtet të marrë edhe më shumë vaksina. Ndërsa Kurti premtoi se do të punohet pa pushim deri në imunizmin e plotë të 60 për qind të popullatës.

“Ne synojmë që të vaksinojmë grupet e rrezikuara para stinës së verës dhe të evitojmë me pjesën tjetër sipas planit. Qeveria është duke punuar pa u ndalur për të rritur furnizimin me vaksina dhe jemi në rrugë të drejtë në përmbushjen e këtij qëllimi”, u shpreh Kurti. Kryeministri gjithashtu falenderoi Bashkimin Europian për ndihmën e madhe që i ka dhënë Kosovës në përballimin e pandemisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.