Vaksinimi masiv, Kryeministri e nis ditën me premtime: Ja kur do hapen baret e restorantet pa kufizime

28/03 9:01
Credits to Apollon TV
Vaksinimi masiv, Kryeministri e nis ditën me premtime: Ja kur do hapen baret e restorantet pa kufizime


Teksa ditën e sotme pritet të nisë procesi i vaksinimit masiv në vend, Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën me një premtim: në verë të gjitha baret dhe restorantet do të jenë të hapura.

Në një video të publikuar në ‘Facebook’ kreu i qeverisë nuk e fsheh optimizmin për sigurimin e dozave të vaksinave anti-covid, ndërsa premton se deri në verë jeta do t’i kthehet normalitetit.

Madje ajo jep shpresë të fortë edhe për turizmin në vendin tonë, ndërsa thekson se Shqipëria do të presë turistë nga e gjithë bota.

“Kjo kohë që po e lëmë pas ishte tejet e vështirë, por ne nuk jemi nga ata që dorëzohen jo. I siguruam vaksinat kundër të gjitha parashikimeve, për pak muaj kjo vuajtje do të mbarojë. Shqipëria këtë verë do të presë turistë nga e gjitha bota. Hotelet, baret e restorantet, klubet, edhe në majë të malit do të jenë të hapura, pa orare kufizuese. Do të kthehemi përsëri në jetën tonë të dëshiruar dhe do të vazhdojmë me forcë e me shpejtësi përpara. Kemi kaq shumë punë për të çuar deri në fund, e plot të mira e gëzime për të ndarë me njëri tjetrin. Shqipëria është e ardhmja jonë!”, thuhet në videomesazhin e Ramës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.