Vaksinimi i mësuesve me detyrim, Sindikata: Çfarë vlere ka nëse ata futen në urban me persona të pavaksinuar?!

13/09 10:53
Credits to Apollon TV
Vaksinimi i mësuesve me detyrim, Sindikata: Çfarë vlere ka nëse ata futen në urban me persona të pavaksinuar?!

Nevrus Kaptelli, kreu i Sindikatës së Mësuesve i është shprehur kundër vaksinimit të detyrueshëm në radhët e arsimtarëve. Sipas tij sindikata këshillon të gjithë mësuesit që të vaksinohen, por ky proces nuk duhet të jetë kurrsesi me detyrim.

Kaptelli ka thënë se për sa kohë që arsimtarët përballen dhe me persona të tjerë që nuk janë të vaksinuar, siç mund të ndodhë gjatë transportit publik, atëherë vaksinimi me detyrim i tyre nuk ka asnjë vlerë.

“Jemi kundër vaksinimit të detyrueshëm të mësuesve, Komiteti i Ekspertëve lë shumë gjëra të paqarta në këtë vendim. Më shumë se 87% e mësuesve janë të vaksinuar, çfarë vlere ka vaksinimi i tyre në rast se ata do të udhëtojnë në një urban që është i mbushur plot me qytetarë të tjerë që mund të jenë dhe të vaksinuar.

Ne jemi në mbështetje të mësuesve që nuk duan të bëjnë vaksinën. Ne u bëjmë thirrje mësuesve që të vaksinohen, kurrsesi nuk do të pranojmë që vaksinimi të jetë i detyrueshëm. Ne duam që të vaksinohen me vaksina të sigurta”, u shpreh Kaptelli.

“Komiteti i Ekspetëve të mos mbyllë shkollat, asnjë përfitim nuk do të ketë, të merren masa të tjera të distancimit, sesa të ketë një mbyllje të re të shkollës”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.