
Vajza e Donald Trump dhe partneri i saj darkojnë në Tiranë

Vajza e ish-presidentit të SHBA, Donald Trump, Tiffany Trump ndodhet në Shqipëri. Ajo ka ardhur me bashkëshortin e saj Michael Boulos në Tiranë dhe mbrëmjen e djeshme ka zgjedhur të darkojë në restorantin “Padam”.
Në pamjet e publikuara në llogarinë në Instagram të restorantit shihet Tiffany dhe Michael, duke pozuar për kamerat bashkë me shefin e njohur të kuzhinës Fundim Gjepali.
Tiffany Trump dhe Michael Boulos filluan lidhjen pas takimit në klubin e plazhit të Lindsay Lohan në Mykonos, Greqi. Ata u martuan më 12 nëntor të vitit 2022 në rezidencën “Mar a Lago” të babait të saj në Palm Beach, Florida. Trump dhe Boulos vijnë nga familje të pasura. Familja e Boulos themeloi SCOA Nigeria si dhe Boulos Enterprises.
Boulos Enterprises është një kompani shpërndarjeje dhe tregtimi për motoçikletat, biçikletat elektrike dhe motorët me tri rrota me bazë në Nigeri. Gjithashtu, kompania është importuesja dhe distributorja e vetme e produkteve “Suzuki” në vend.
Përsa i përket vizitës së çiftit në Shqipëri, nuk dihet nëse Tiffany Trump dhe Michael Boulos janë ftuar nga miqtë e tyre – personat që i shoqërojnë në tavolinë – për të kaluar disa ditë pushime në vendin tonë apo vizita e tyre është për qëllime biznesi.