Ushtria zbarkoi në Rinas, reagon ministri Peleshi: Aeroporti “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare

07/04 17:26
Credits to Apollon TV
Ushtria zbarkoi në Rinas, reagon ministri Peleshi: Aeroporti “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare

Pas bllokimit të fluturimeve në aeroprotin e Rinasit për shkak të grevës së kontrollorëve, në aeroport ka zbarkuar ushtria.

Sipas ministrit të Mbrojtjes Niko Peleshi, aeroporti i Rinasit “Nënë Tereza” është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare, ndaj Forcat e Armatosura do të garantojnë ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit.

“Aeroporti i Rinasit Nënë Tereza është objekt strategjik me rëndësi të veçantë për sigurinë kombëtare. Strukturat tona të Forcave të Armatosura, si pjesë integrale e aeroportit, kanë rritur vigjilencën për të garantuar ruajtjen e perimetrit të sigurisë së aeroportit veçanërisht pas bojkotimit të punës nga kontrollorët e kompanise së aviacionit civil Albcontrol sha”, shkruan Peleshi.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.