USHTRIA në MBLEDHJE urgjente, Newsbomb.al mëson VENDIMIN: Të gatshëm të marrim në kontroll trafikun ajror në Rinas!

07/04 17:35
Credits to Apollon TV

Pak minuta më parë drejtuesit e ushtrisë ka zhvilluar një mbledhje të jashtëzakonshme përsa i përket situatës në aeroportin e Rinasit, ku prej mbrëmjes së djeshme greva e kontrollorëve ka pezulluar çdo fluturim.

Newsbomb ka mësuar vendimin që është marrë në mbledhje, ku drejtuesit e lartë të ushtrisë kanë shprehur gatishmërinë për të marrë nën kontroll trafikun ajror të Rinasit.

Kontrollorët aktualë do të zëvndësohen me të paktën 8 kontrollorë të ushtrisë, të cilët do të kthejnë në normalitet trafikun ajror në Rinas dhe do të bëjnë të mundur rinisjen e fluturimeve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.