Urbani i “Kopshtit Zoologjik” përplaset me murin e Ministrisë në Tiranë, dyshohet për disa qytetarë të plagosur (FOTO)

20/04 9:01
Credits to Apollon TV
Urbani i “Kopshtit Zoologjik” përplaset me murin e Ministrisë në Tiranë, dyshohet për disa qytetarë të plagosur (FOTO)

Një aksident ka ndodhur pak minuta më parë në qendër të Tiranës, pranë godinës së Bashkisë së kryeqytetit.

Paprakisht, bëhet me dije se në aksident është përfshirë urbani i linjës së kryeqytetit, “Kopshti Zoologjik”, dhe dyshohet se disa nga qytetarët që po udhëtonin me të kanë mbetur të plagosur. Siç shihet dhe nga foto, urbani është shkatërruar në pjesën e përparme si pasojë e përplasjes së fuqishme.

Shkak i përplasjes dyshohet një manovër e gabuar e drejtuesit të urbanit, i cili ka tentuar të parakalojë një urban tjetër në dalje të kthesës te Bashkia, e për pasojë ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin e një prej Ministrive që ndodhen aty.

“Në Qendër, janë përfshirë në një aksident një mjet autobuz me një mjet tjetër. Si pasojë e aksidentit janë lënduar lehtë 4 pasagjerë të mjetit autobuz të cilët u dërguan në spital, për kontroll mjekësor. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit”, njoftojnë Blutë e Tiranës.



Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.