URA LIDHËSE E FIERIT ME BALLSHIN E AMORTIZUAR, BANORËT: BURIM AKSIDENTESH

01/06 20:47
Credits to Apollon TV
URA LIDHËSE E FIERIT ME BALLSHIN E AMORTIZUAR, BANORËT: BURIM AKSIDENTESH

Ura mbi lumin Gjanica , e cila lidh Ballshin me Fierin është jashtë standarteve të qarkullimit rrugor. E ngushtë dhe me të drejtë kalimi , vetëm në njërin kahje të lëvizjes , kjo urë e ndërtuar gjysmën e dytë të shekullit të kaluar është kthyer në burim aksidentesh , shprehen  drejtuesit e automjeteve. Sipas tyre, kjo urë e njohur dhe si ura e vdekjes për shkak të aksidenteve automobilistike që kanë ndodhur duhet të zgjerohet për të mundësuar lëvizjen e automjeteve në të dy kahjet e lëvizjes për të shmangur vonesat në transportin rrugor , stresin dhe frikën , jo vetëm të udhëtarëve, por edhe të drejtuesve të automjeteve. Në 30 vite kemi kërkuar vazhdimisht ndërhyrje në urën ekzistuese të Ballshit mbi lumin Gjanicë , por asnjë qeveri nuk i ka marrë parasysh të drejtat tona kanë pohuar për Tv Apollon shoferët. Kjo urë u shërben rreth 43 mijë banorëve të Mallakastrës.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.