“Unë s’kam premtime por angazhime”, Basha takim me fermerët në Vlorë, qytetari: Ky është llaf i madh, por unë nesër s’ta kam as ty besimin

17/03 9:54
Credits to Apollon TV

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ditën e sotme ndodhet në Vlorë ku po zhvillon takim me fermerët.

Teksa ka qenë duke biseduar një nga fermerët ka shprehur mosbesim në lidhje me politikën. Basha ka thënë se ai nuk ka premtime por vetëm angazhime, ndërsa fermeri ka thënë se as tek ai s’ka besim.

Pjesë nga biseda:

Fermeri: Ça na merrni ju përsipër. Vajin e kemi në shtëpi. Do na premtoni diçka.

Basha: Nga unë premtime s’do dëgjosh se ai bëri 8 vjet premtime. Ka vetëm angazhime, të premtosh në fushatë është gjëja më e thjeshtë. Unë s’kam vetëm premtime, por vepra. Nga dështimet ju skeni më besim te politika. Mos kujtoni se nuk e di unë.

Fermeri: Ky është llaf i madh, por unë nesër s’ta kam as ty besimin.

Basha: Rama ka bërë premtime por të gjitha i ka ngitur. Unë nuk vi këtu me premtime, unë kam ardhur me një program të mirë menduar.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.