Ulje e lehtë e infektimeve në 24 orët e fundit, 6 persona nuk ia dalin të fitojnë betejën me COVID

02/04 15:46
Credits to Apollon TV

Në 24 orët e fundit në vendin tonë janë regjistruar 336 raste të reja me koronavirus, 13 më pak se dita e djeshme.

Fatkeqësisht 6 persona nuk ia kanë dalë të fitojnë betejën me COVID, duke e çuar në 2247 numrin e viktimave që nga fillimi i pandemisë.

Njoftimi i Ministrisë:

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ju bën apel të gjithë qytetarëve të mos e ulin vigjilencën dhe të vijojnë të zbatojnë rregullat për parandalimin e COVID19: Vendosni maskën mbrojtëse në çdo ambient jashtë shtëpisë, shmangni grumbullimet, ruani distancimin fizik; kujdesuni për higjenën vetjake dhe vetëizolohuni kur dyshoni se jeni të prekur nga COVID19.

Situata e COVID19 në 24 orët e fundit është si vijon: Janë kryer 2865 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 336 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 

88 raste në Tiranë, 24 në Elbasan, 22 në Fier, 21 në Shkodër, 19 në Korçë, 16 në Berat, nga 14 raste në Durrës, Pogradec, 13 në Kukës, 11 në Gjirokastër, 10 në Vlorë, 9 në Devoll, nga 8 raste në Lushnje, Sarandë, 6 në Lezhë, nga 5 raste në Krujë, Malësi e Madhe, Patos, nga 3 raste në Rrogozhinë, Dimal, Peqin, nga 2 raste në Kurbin, Has, Kavajë, Mirditë, Tropojë, Mallakastër, Fushë Arrëz, Selenicë, Dibër, Dropull, nga 1 rast në Përmet, Divjakë, Belsh, Kolonjë, Gramsh, Skrapar, Cerrik, Poliçan, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 625 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 92,500 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 276 pacientë, 12 në terapi intensive, nga të cilët 7 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 6 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 2 qytetarë nga Tirana, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Shkodra, të mosharve 47 – 83 vjeç. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllime familjarëve të të ndjerëve.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (2 Prill 2021)

Raste të reja ditore        336

Të shëruar në 24 orë     625

Të shtruar në spitale      276

Humbje jete në 24 orë    6

Testime ditore                2865

Testime totale            564,565

Raste pozitive             125,842

Raste të shëruara         92,500

Raste Aktive                31,095

Humbje jete                  2247

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë   21739

Fier        2549

Durrës    1269

Gjirokastër   1253

Shkodër   1186

Vlorë     949

Korçë    769

Elbasan  347

Lezhë     294

Kukës     360

Dibër    326

Berat                     54

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.