Ulja e rasteve me koronavirus, “Shefqet Ndroqi” nuk do të shërbejë më si spital Covid

19/05 11:12
Credits to Apollon TV
Ulja e rasteve me koronavirus, “Shefqet Ndroqi” nuk do të shërbejë më si spital Covid

Pas më shumë se 14 muajsh, Sanatoriumi apo i njohur ndryshe me emrin Covid 2 nuk do të përdoret më për trajtimin e personave me koronavirus.

Kjo masë pritet të njoftohet së shprejti nga Ministria e Shëndetësisë, si pasojë e uljes së ndjeshme të rasteve me Covid që kanë nevojë trajtimi më të specializuar.

Aktualisht, në këtë spital po marrin ndihmë mjekësore 28 pacientë me Covid. Por nga sa mësohet ministrja Manastirliu pritet të diskutojë me mjekët e spitaleve Covid për transferimin e të sëmurëve.

Spitali Infektiv do të jetë ai që do të mbajë peshën kryesore të personave të prekur. Gjithashtu, po diskutohet dhe mbyllja e pavijoneve Covid në spitalet rajonale për shkak të rënies së numrit të të infektuarve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.