Ulet avioni i pare ne Kukës – Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar “Zayed, Flatrat e Veriut”

18/04 15:53
Credits to Apollon TV
Ulet avioni i pare ne Kukës – Në Aeroportin e Ri Ndërkombëtar “Zayed, Flatrat e Veriut”

 

Ulet për herë të parë një avion pasagjerësh në pistën e aeroportit të ri të Kukësi, “Zayed Flatrat e Veriut”, në bordin e të cilit ndodhet kryeministri Rama së bashku me emigrantët e ardhur nga Londra.

Ndryshe nga sa Rama premtoi se udhëtimi do të ishte Londër-Kukës, avioni ka zbritur fillimisht në Rinas, pasi një linjë ajrore Londër-Kukës ende nuk është ekzistuese dhe aeroporti i ri nuk është i certifikuar.

Pasi është ulur në Rinas në avion ka hipur dhe kryeministri Rama, i cili zbriti në Kukës dhe ku pritet të mbajë një takim elektoral me simpatizantë të Partisë Socialiste.

“Nga Aeroporti “Nënë Tereza” drejt Kukësit në Aeroportin Ndërkombëtar të “Zayed Flatrat e Veriut”, me pasagjerët VIP, çunat çamarrokë të fejsbukut nga Londra”, shkruan Rama në facebook.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.