U zunë për gomarin dhe kanalin kullues/ Dy vëllezërit sherr me njëri tjetrin, një i plagosur në gjendje të rëndë

06/02 10:17
Credits to Apollon TV
U zunë për gomarin dhe kanalin kullues/ Dy vëllezërit sherr me njëri tjetrin, një i plagosur në gjendje të rëndë

Një sherr mes dy vëllezërve ka ndodhur në zonën e Baldushkut në Tiranë, ku një prej tyre ka përfunduar në gjendje të rëndë në spital. Bëhet fjalër për shtetasin Enver Lloçja, i cili gjendet në gjendje kritike për jetën pas goditjeve që ka marrë në kokë.

Vajza e Enveri Lloçjas tregon për “Shqipëria live”:  “Doktori nuk jep fare shpresë. Bujari i ka gjuajtur nga mbrapa babit. Erdhën policët dhe talleshin dhe thoshin nuk ka gjë“.

Rexhepi,djali i Enverit tregon se e gjeti të atin në gjendje të rënduar. “Babi ishte i shtrirë, më kërkoi një batanije sepse ishte shumë keq. Pas përplasjes për gomarin, nuk kemi pasur raste të tjera. Kanali ishte i vjetër dhe duhej rregulluar”.

Para një viti, në “Shqipëria live” u transmetua debati midis dy vëllezërve, Enver dhe Muharrem Lloçjas, ku Muharremi goditi me levë Enverin pasi pretendonte se gomari i tij i kishte hyrë në tokë. Mesa duket konfliktet mes vëllezërve vazhdojnë dhe Enveri ka marrë goditje të rënda.

Vetë Muharremi është në gjendje të lirë, ndaj tij nuk është proceduar masa e arrestit. Vetë Muharremi tregon për “Shqipëria live”:  “Është e vërtetë që kemi pasur konflikt. Sa u ngritëm në mëngjes, erdhi mori kazmën që të hapte kanalin. I thashë lere se do e rregulloj unë. Ia kapa lopatën, m’u kthye dhe unë iu ktheva e hodha matanë se nuk më panë më sytë. E kam shtyrë te kazma”.

Por, i pyetur se pse vëllai ndodhet në rrezik për jetën, Muharremi thotë se nuk e mati sa fort e goditi./ Fax

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.