U zu me familjarët e një pacienti tek “Shefqet Ndroqi”, kush është efektivi i policisë private që u përplas fizikisht me patrullën e policisë dhe u shoqërua në komisariat (EMRI)

07/02 21:57
Credits to Apollon TV
U zu me familjarët e një pacienti tek “Shefqet Ndroqi”, kush është efektivi i policisë private që u përplas fizikisht me patrullën e policisë dhe u shoqërua në komisariat (EMRI)

Burime i thonë për  “Fax News” se është shoqëruar në polici një përgjegjës i Illyrian Guard, që ndodhej me shërbim pranë Spitalit “Shefqet Ndroqi”.

Efektivi i Policisë Private Shtetërore është vënë në pranga për mosbindje ndaj efektivëve të patrullës së përgjithshme. Ngjarja ka ndodhur mesditën e të dielës, pranë ambienteve të spitalit ndërsa ka pasur një përplasje me shërbimin e Patrullës së Policisë së Përgjithshme. Efektivi Besim Mici është përplasur me efektivë të Policisë së Shtetit që kanë shkuar për verifikime në ambientet e spitalit pas marrjes së një njoftimi se ai po përplasej me familjarët e një pacienti.

Patrulla e Policisë ka mbërritur tek Spitali “Shefqet Ndroqi” për të verifikuar informacionin, por Mici ka kundërshtuar hyrjen e policëve të Patrullës në spital, duke sjellë edhe përplasje fizike mes tyre. Në këto rrethana është bërë prangosja e tij, duke e shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 1., të policisë në Tiranë ndërsa ndaj tij kanë nisur hetimet për të sqaruar shkaqet dhe rrethanat e ngjarjes

Policia ende nuk ka dhënë një njoftim për ngjarjen e cila ka ndodhur rreth 6 orë më parë, ndërsa pritet të ketë një njoftim orët e lara të mëngjesit të së hënës, pasi nuk kanë përfunduar veprimet hetimore.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.