U zhdukën në vitin 2015, gjenden trupat e pajetë të çiftit shqiptar në Itali. Njërin e copëtuan me sharrë profesionale pasi e vranë me thikë në fyt (Foto+Emra)

15/12 18:48
Credits to Apollon TV
U zhdukën në vitin 2015, gjenden trupat e pajetë të çiftit shqiptar në Itali. Njërin e copëtuan me sharrë profesionale pasi e vranë me thikë në fyt (Foto+Emra)

Tre valixhe me mbetje njerëzore janë gjetur pranë burgut Sollicciano në autostradën Florence-Pisa-Livorno. Mediat italiane bëjnë me dije se eshtrat i përkisnin një gruaje dhe një burri, të cilët mendohet të jenë me origjinë shqiptare.

Në parakrahun e burrit kishte një tatuazh në formë spirance me emrin e një qyteti shqiptar që mund të zbulojë të dhëna rreth identitetit të tij. Ndërkohë mësohet se trupi ishte copëtuar me sharrë profesionale pas vrasjes me thikë në fyt.

Këtë mëngjes, 15 dhjetor, filluan kërkimet e reja nga karabinierët me përdorimin e qenve molekularë, pikërisht aty ku të hënën, 14 Dhjetor u gjet një valixhja e tretë që përmbante mbetjet e një gruaje.

Ka dyshime që trupat e pajetë janë të Shpëtim dhe Teuta Pashos, 54 dhe 52 vjeç, të cilët u zhdukën në vitin 2015, rreth një muaj pasi mbërritën në Itali. Më 2 nëntor 2015, vajza mori një telefonatë nga një numër anonim në të cilën nëna e saj i tha se nuk donte t’i përgjigjej askujt dhe prej asaj kohe nuk ka asnjë detaj të ri për çiftin.

Kërkimet janë pezulluar përkohësisht për të eleminuar ferrat e pranishme dhe për të lehtësuar punën e qenve molekularë.



Burimi/Faxweb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.