U vranë më shumë se 8 mijë myslimanë, Rama kujton 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

11/07 9:57
Credits to Apollon TV
U vranë më shumë se 8 mijë myslimanë, Rama kujton 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës

Kryeministri Edi Rama ka kujtuar masakrën e Srebrenicës, teksa sot mbushen 26 vite nga gjenocidi i ushtruar nga forcat serbe të Serbisë mbi viktimat boshnjake.

Rama ka postuar një foto në rrjetet sociale teksa e shoqëron me një shkrim “11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”.

Gjenocidi i Srebrenicës është një krim lufte i zbatuar në korrik të vitit 1995 në Bosnje dhe Hercegovinë, ku u vranë më shumë se 8,000 myslimanë, kryesisht burra dhe djem të moshës 12 deri 77 vjet.

Gjenocidi është zbatuar në rajonin e Srebrenicës nga Ushtria e Republikës Serbe nën udhëheqjen e gjeneralit Ratko Mlladiq, duke përfshirë njësinë paraushtarake “Škorpioni”, e cila ishte pjesë e Ministrisë së punëve të brendshme të Serbisë, si dhe disa qindra vullnetarë grekë dhe rusë.

26 vite pas masakrës, kërkimet vijojnë ende për të gjetur varret masive. Identifikimi është i vështirë, trupat u copëtuan ndërsa hidheshin në gropa me buldozer. Në raste të tjera, trupat janë hequr nga varret për t’u rivarrosur diku tjetër, për të fshehur krimin. Ekspertët mjekoligjor, kanë punuar mbi mbetjet e trupave që janë gjetur në qindra gropat masive që janë zbuluar në zonë. Emrat e viktimave, janë gdhendur në një memorial të gurtë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.