U vaksinua kundër Covid, qytetarja në Tiranë humb ndjenjat, niset me urgjencë për në spital

08/07 13:00
Credits to Apollon TV
U vaksinua kundër Covid, qytetarja në Tiranë humb ndjenjat, niset me urgjencë për në spital

Një qytetare ka humbur ndjenjat sot, pak minuta pasi ka marrë vaksinën kundër Covid-19.

Bëhet me dije se qytetarja ka qenë për t’u vaksinuar në stadiumin Air Albania, ku gjatë procesit i ka rënë të fikët.

Menjëherë gruaja është futur në ambulancë dhe është nisur për në spital.  Nuk dihet ende nëse ishte vapa, apo vaksina shkaku që gruaja ka humbur ndjenjat.

Deri më tani nuk ka ende një njoftim zyrtar për ngjarjen.

Kujtojmë që prej disa muajsh në vendin tonë vijon vaksinimi kundër Covid. Sot në vend mbërritën 100 mijë vaksina AstraZeneca dhuratë nga Greqia, ndërsa në total në vendin tonë kanë mbërritur 1,220,070 vaksina anticovid.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.