U shemb pak ditë më parë, ura e Darëzezës nis të rindërtohet sërish

07/06 14:28
Credits to Apollon TV
U shemb pak ditë më parë, ura e Darëzezës nis të rindërtohet sërish

Katër ditë pasi u shemb ka nisur rindërtimi i urës së Darëzezës në Fier. Ura po rindërtohet sërish nga ushtria.

Ajo u shemb në momentin që një kamion i tonazhit të rëndë po kalonte mbi të dhe nuk përballoi dot peshën e rëndë. Kjo solli bllokimin e banorëve dhe ndodhi në prag të sezonit turistik.

Ura që u shemb ishte provizore e ndërtuar gjithashtu nga ushtria pas përmbytjeve që përfshinë zonën. Ndërkohë, ekziston projekti për rindërtimin e mirëfilltë të urës por ende nuk është vënë në zbatim.

 

 

 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.