U rrëzuar aksidentalisht, ndërron jetë polakja në Kavajë

03/06 22:28
Credits to Apollon TV
U rrëzuar aksidentalisht, ndërron jetë polakja në Kavajë

Një e moshuar shtetase polake ka ndërruar jetë në afërsi të një hoteli te Mali i Robit në Kavajë.

Bëhet me dije se shtetësja polake me iniciale L. M., 83 vjeçe është rrëzuar aksidentalisht në trotuar dhe nga rënia ka marrë plagë dhe si pasojë e dëmtimeve ka ndërruar jetë në spital.

“Më datë 03.06.2023, në afërsi të një hoteli te Mali i Robit, është rrëzuar aksidentalisht në trotuar shtetasja polake L. M., 83 vjeçe.

Si pasojë e dëmtimeve të marra 83-vjeçarja ka ndërruar jetë në spital. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, njofton policia.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.