U procedua për protestën në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Po sulmohem politikisht

13/12 11:32
Credits to Apollon TV
U procedua për protestën në Shkodër, reagon Voltana Ademi: Po sulmohem politikisht

U procedua penalisht nga policia si një prej organizatoreve të protestës së një dite më parë në Shkodër, ku edhe u dogj selia e PS, reagon publikisht Voltana Ademi.
Kryebashkiakja e hedh të gjithë përgjegjësinë për dhunën e djeshme tek mosreagimi i policisë.

“Policia Bashkiake ka qënë në punë, protestat janë të ligjshme, unë kam lëvizur me qytetarët nga posta deri te sheshi, qytetarët kanë vepruar në mënyrën më korrekte. Nuk di kush i organizoi ato sulme. kërkoj të hetohet çdo gjë që ndodhi dje. Vijoj të akuzoj Policinë e Shtetit për mos reagim, nuk e kuptoj pse policia duhet të vepronte pas 40 mintash”,- tha ajo.

Procedimin penal, kryebashkiakja e cilësoi sulm politik ndaj saj.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.