
U përplas me kamioçinën, ndërron jetë 27-vjeçari që drejtonte motorin


Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në “Rrugën Bardhyl”, ku pas një aksidenti të fortë ka ndërruar jetë drejtuesi i motorit.
Ai ishte me shpejtësi tepër të lartë dhe për pasojë nuk ka mundur që të kontrollojë mjetin e tij, duke u përplasur me kamioçinën. Nga përplasja e fortë trupi i tij “ka fluturuar” disa metra në ajër dhe është përplasur në tokë, duke marrë dhe goditje të rëndë në kokë.
I ndjeri E.Ç., u dërgua si fillim në spital, por fatkeqësisht nuk ka mundur të mbijetojë.
Njotimi i plotë i policisë: Tiranë/Informacion paraprak
Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Tiranë/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl” ju bëjmë me dije se ; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore. Më herët, policia njoftoi se “Më datë 30.03.2021, rreth orës 17:15, në rrugën “Bardhyl” mjeti me drejtues shtetasin P. L., ka aksidentuar një motorr me drejtues ende të paidentifikuar rreth 25 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve. Vijon puna nga grupi hetimor për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”.