U paraqit me dokumente false për të humbur gjurmët, arrestohet në Siçili shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar(EMRI)

17/04 21:44
Credits to Apollon TV
U paraqit me dokumente false për të humbur gjurmët, arrestohet në Siçili shqiptari i shpallur në kërkim ndërkombëtar(EMRI)

Një 25 vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët në Siçili, pasi akuzohet për trafik droge që prej vitit 2019.

Gjatë kontrollit nga policia Vegim Sokoli 25 vjeç paraqiti dokumente të falsifikuara për të humbur gjurmët dhe të mos kuptohej se ai ishte në kërkim ndërkombëtar.

Mediet italianet shkruajnë se Sokoli kishte një rol kryesor në një organizatë të trafikut të drogës me qendër në Londër, në zonën e Southend dhe Bromley, ku edhe ishte dënuar me burgim të përjetshëm nga gjykata e Londrës.

25-vjeçari Sokoli u dërgua në burg për procedurat e mëtejshme të ekstradimit që do të trajtohen nga Gjykata e Apelit të Catanias dhe Ministria e Drejtësisë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.