U ndërtua nga “SALILLARI” 2 vite më parë, çahet në mes aksi Çorovodë-Përmet

14/01 16:04
Credits to Apollon TV
U ndërtua nga “SALILLARI” 2 vite më parë, çahet në mes aksi Çorovodë-Përmet

Aksi Çorovodë-Përmet u inagurua vetëm 2 vite më parë e ndërtuar nga kompania “Salillari”, por pamja që të ofron sot nuk është aspak e njëjtë.

Cilësia e dobët e punimeve ka bërë që rruga të pësojë dëmtime të bazamentit dhe rrëshqitje të mëdha, duke rrezikuar jetën e qytetarëve që kalojnë me mjetet ë tyre në këtë aks.

Por kjo rrugë ka edhe një problem tjetër, pasi edhe pse kanë ngelur vetëm pak kilometra për ta përfunduar, punimet janë lënë në mes.

Kjo nuk është rruga e vetme që është ndërtuar nga “Salillari” dhe ka përfunduar në një gjendje të tillë, pasi pak ditë më parë rruga Borsh-Sarandë u shemb për shkak të reshjeve të shiut.

Rruga e restauruar nga firma “Salillari” pësoi dëmtime të rënda në një pjesë pranë fshatit të Borshit, duke paralizuar qarkullimin, por edhe duke vënë në rrezik jetët e shoferëve që përdorin këtë aks.

Për këtë rrugë Kontrolli i Lartë i Shtetit do të verifikojë procedurat e ndërtimit, për të parë nëse kompania i ka respektuar të gjitha rregullat.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.