U konfliktuan për pazare droge, zbulohet kush është autori dhe 25-vjeçari që u plagos me armë në Durrës (EMRAT)

22/03 19:42
Credits to Apollon TV

Zbulohen emrat e të përfshirëve në konfliktin e ndodhur sot në lagjen nr.4 në Durrës, tek Stacioni i Trenit. 

I plagosur në dorë ka mbetur 25-vjeçari Arbër Tivari, i cili po merr mjekim në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Ndërsa autori i plagosjes është Ardit Buçpapa. 

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti të çastit mes dy personave. “Molla e sherrit” mendohet se kanë qenë pazaret e drogës ndërsa policia po punon si për zbardhjen e ngjarjes dhe për kapjen e autorit të plagosjes.

Njoftimi i plotë

“Më datë 22.03.2021, rreth orës 19:20, në lagjen nr.4, Durrës, dyshohet se pas një konflikti të çastit, është plagosur në dorë me armë zjarri shtetasi A. T., 25 vjeç, i cili ndodhet në spital jashtë rrezikut për jetën

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe po krehin zonën për të bërë të mundur kapjen e autorit, shtetasit E.B

Në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës janë shoqëruar disa persona.”

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.