U kap me armë në Tiranë, policia jep detaje për 19-vjeçarin kosovar: Një vit më parë ka tentuar të vrasë me thikë një doktor (EMRI)

30/01 19:27
Credits to Apollon TV
U kap me armë në Tiranë, policia jep detaje për 19-vjeçarin kosovar: Një vit më parë ka tentuar të vrasë me thikë një doktor (EMRI)

Pamje gjatë arrestimit të 19-vjeçarit

Policia ka dhënë informacion për arrestimin e 19-vjeçarit kosovar në Tiranë.

Uranik Agushi po qarkullonte me armë zjarri me vete dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Agushi në muajin shtator 2020, në një spital në Prishtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

Njoftimi i policisë:

Tiranë /Informacion shtesë në lidhje me arrestimin e 19-vjeçarit kosovar që qarkullonte me armë zjarri me vete dhe drejtonte automjetin pa leje drejtimi.

Në lidhje me arrestimin e shtetasit U. A. që drejtonte mjetin pa leje drejtimi, të cilit gjatë kontrollit fizk iu gjet një armë zjarri, ju informojmë se:

Shtetasi U. A., nga verifikimet e mëtejshme të kryera nga Interpol Tirana, në bashkëpunim me ILECU Kosovë, ka rezultuar se ishte person në kërkim për llogari të Kosovës, për veprën penale “Vrasja e mbetur në tentativë”.

Gjykata Themelore në Prishtinë ka nxjerrë urdhër-arrestin për këtë shtetas, i cili i është dërguar Interpol Tiranës, me qëllim ekstradimin e tij drejt Kosovës.

Ky shtetas, në muajin shtator 2020, në një spital në Prshtinë, ka goditur me thikë në tentativë për ta vrarë një doktor të spitalit, duke e plagosur rëndë.

Sqarojmë se shtetasi U. A., në momentin e ndalimit nga ana e Policisë Rrugore, për kontrollin e dokumentacionit, ka braktisur mjetin dhe ka tentuar të largohet me vrap, por është kapur së bashku me armën e zjarrit, gjatë ndjekjes nga partullat e përgjithshme të Komisariatit të Policisë Nr. 4 Tiranë.

ILECU Kosovë, në bashkëpunim me Interpol Tirana, vijon punën për ekstradimin e këtij shtetasi drejt Kosovës. /NewsBomb

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.