U kap duke kultivuar bimë narkotike në tokwn e tij, arrestohet 58- vjecari në Cakran.

19/06 10:18
Credits to Apollon TV
U kap duke kultivuar bimë narkotike në tokwn e tij, arrestohet 58- vjecari në Cakran.

 

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin Y. S., 58 vjeç, banues në Cakran, pasi në tokën e tij të mbjellë me dru frutorë, u kap në flagrancë nga shërbimet e Policisë duke kultivuar bimë narkotike të dyshuara cannabis sativa.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, kapën dhe ndaluan për veprën penale “Vjedhje”, shtetasin e shpallur në kërkim K.(S). H., 37 vjeç, banues në Patos, i cili është dënuar me vendim Gjykate me 6 muaj burg.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier, arrestuan në flagrancë shtetasin E. M., 41 vjeç, banues në Fier, pasi në banesë ka dhunuar fizikisht bashkëshorten e tij, shtetasen S. M.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprime të mëtejshme procedurale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.