U infektuan me Covid-19 në Shqipëri, 2 italianët transportohen me avionë ushtarakë për në Itali

20/12 16:45
Credits to Apollon TV
U infektuan me Covid-19 në Shqipëri, 2 italianët transportohen me avionë ushtarakë për në Itali

Dy pacientë italianë, të cilët ishin infektuar me koronavirus në Shqipëri, janë transportuar për në vendin e tyre përmes një avioni ushtarak.

Sipas mediave italiane dy burra u dërguan në Itali në orët e para të mëngjesit të sotëm, nga Brigada 46 ajrore e Pisas.

Fluturimi që transportonte pacientët, brenda dy barelave izoluese speciale, u ngrit nga Pisa për në Pratica di Mare. Sapo mbërritën në aeroportin Romak dhe pasi kishin hipur në barela dhe ekipin e specializuar mjekësor të Forcave Ajrore, avioni u nis për në aeroportin e Tiranës.

Prej këtu avioni u nis përsëri për Amendola, ku u ul pas rreth një ore fluturimi, duke lejuar që pacientët të transferohen shpejt nga Mbrojtja Civile për në vendin e tyre.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.