U gjetën pa rroba dhe pa kokë në Spanjë, trupat e dy të rinjve mbërrijnë në Shqipëri

19/04 12:20
Credits to Apollon TV
U gjetën pa rroba dhe pa kokë në Spanjë, trupat e dy të rinjve mbërrijnë në Shqipëri

Një ngjarje e rëndë ndodhi më 19 mars të këtij viti në një aksident në Spanjë, ku humbën jetën dy të rinj shqiptarë.

Mësohet se trupat e dy të rinjve nga Fushë-Kruja kanë mbërritur sot në Shqipëri.

Viktimat janë identifikuar si Xhuliano Kora, 24 vjeç dhe Morim.T, 28-vjeç. Ky i fundit në fillim u raportua si shtetas rumun, por në fakt ishte shqiptar i martuar me një rumune.

Ata u gjetën të masakruar, pa rroba dhe njëri prej tyre u gjet edhe pa kokë.

Dyshimet e para në lidhje me këtë ngjarje janë që “aksidenti” i tyre mund të jetë i lidhur me krimin e organizuar.

Autoritetet spanjolle vijojnë hetimet për zbardhjen e ngjarjes së rëndë.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.