
U gjet i vdekur në apartamentin e tij në Pogradec, zbulohet identiteti i 60-vjeçarit amerikan, ja pse kishte ardhur në Shqipëri


Një 60-vjeçar amerikan është gjetur i vdekur në apartamentin e tij në Tushemisht të Pogradecit.
Sipas informacioneve për mediat, bëhet fjalë për shtetasin Najebul Hasan.
Në vazot e luleve në apartamentin e tij i është gjetur lëndë narkotike hashash. Mësohet se ai i përdorte ato për sëmundjen që kishte.
Hasan jetonte prej 5 vitesh në Pogradec dhe kishte ardhur në këtë qytet pasi mjekët ia kishin sugjeruar për klimën.
Aktualisht është transportuar në morgun e Pogradecit ndërsa do të transportohet për në Tiranë për t’i bërë autopsinë.
Në trupin e tij nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e rëndimit të gjendjen shëndetësore.