U gjet e vdekur sot në banesë, policia jep detaje për 70-vjeçaren te bulevardi ‘Gjergj Fishta’: Ishte dekompozuar

28/01 19:30
Credits to Apollon TV

Ditën e sotme është gjetur në banesën e saj e vdekur një 70-vjeçare, e njohur nga komuniteti si Neribani. Fqinjët njoftuan se poshtë biznesit të tyre e moshuara jetonte e vetme dhe kishte muaj që nuk gjendej.

Ata thanë autoritetet kanë ardhur disa herë për të kontrolluar, por nuk e kanë gjetur, por sot qiradhënësja që ka pastruar shtëpinë e ka gjetur të vdekur pas divanit. Ndërkohë sot policia ka thënë se trupi i 70-vjeçares ishte dekompozuar kur u konstatua.

Njoftimi i Policisë së Tiranës, Informacion paraprak

Me datë 28.01.2021, në bulevardin “Gjergj Fishta”, në një dhomë ku banonte e vetme është gjetur e dekompozuar shtetasja M. M., 70 vjeçe.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ku paraprakisht dyshohet se është vdekje natyrale.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.