U futën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës për t’u larë dhe nuk dolën më. Policia: Dyshohet se babai me dy djemtë dhe nipi janë mbytur

21/07 21:12
Credits to Apollon TV
U futën në liqenin e Hidrocentralit të Banjës për t’u larë dhe nuk dolën më. Policia: Dyshohet se babai me dy djemtë dhe nipi janë mbytur

E rëndë në Gramsh. Katër persona dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Policia bën me dije se në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi  M.Z, 20 vjeç, janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur palombarët e Reneas  për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

NJOFTIMI I PLOTË:

 

 

Rreth orës 19:00, Salla Operative e Komisariatit të Policisë Gramsh ka marrë një telefonatë se 4 shtetas dyshohet se janë mbytur në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës.

Menjëherë kanë shkuar shërbimet e policisë, grupi hetimor dhe zjarrëfikësit, ku ka rezultuar se:

Në Liqenin e Hidrocentralit të Banjës në fshatin Drizë të Gramshit, dyshohet se shtetasit A.Z, rreth 46 vjeç, R.Z, 19 vjeç, E.Z, 14 vjeç , (babai me dy djemtë) dhe kushëriri i tyre shtetasi M.Z, 20 vjeç, sipas deklarimeve të familjarëve janë futur në liqen për tu larë dhe nuk kanë dalë më.

Gjithashtu menjëherë në drejtim të liqenit janë nisur polumbarët e Reneas për të bërë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen e katër shtetasve nga liqeni.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.