‘U fut të shpëtonte punëtorët dhe ngeci’/ Flet xhaxhai i rojes së ngelur brenda magazinës në flakë

24/03 19:32
Credits to Apollon TV

Vijon të jetë aktiv zjarri që ra në një magazinë në hyrje të Tiranës, ndërkohë që mbetet mister fati i një prej rojeve të kësaj godine

Xhaxhai i 30-vjeçarit, rojes që ka mbetur brenda në magazinën që po digjet pranë një qendre tregtare në mbikalimin e Kamëz, u shpreh se nuk ka informacion për nipin e tij.

Ai tha se nipi i tij ka shpëtuar punonjësit e tjerë dhe vetë ka ngelur brenda, si dhe shtoi se nëse nuk veprohet nga forcat zjarrfikës, ai do të futet vetë në magazinë.

“Unë jam xhaxhai i djalit që është brenda në magazinë. Djali e ka emrin Arjan Sala. Është shef i rojeve të sigurisë. Ngjarja ka mbi dy orë që ka ndodhur dhe zjarrfikësit kanë ardhur me shumë vonesë. Nuk reagojnë fare. Ai ka shpëtuar punëtorët dhe vetë ka ndalur brenda. Reagimi është i vdekur. Nuk na japin asnjëlloj sqarimi, vetëm të përplasemi me forcat e rëndit. Këtu po lozin me ne. Po erdhi pika zero ne do të futemi vetë brenda.”, ka deklaruar ai për OraNews.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.