U dërguan me urgjencë në spital, dy vlonjatë dyshohet se u intoksikuan nga qymyri në shtëpi

01/01 8:21
Credits to Apollon TV
U dërguan me urgjencë në spital, dy vlonjatë dyshohet se u intoksikuan nga qymyri në shtëpi

Dy persona janë paraqitur me urgjencë në spitalin e Vlorës mbrëmjen e kaluar pasi dyshohej se ishin intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

57-vjecari dhe 51-vjecari kanë marrë trajtim në spital ndërsa mbetet e paqartë nëse janë jashtë rrezikut për jetën. Policia njofton se grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave.

Vlorë/Informacion paraprak

Në spitalin rajon Vlorë, rreth orës 20:25, janë paraqitur për ndihmë mjeksore shtetasit P. Sh., 57 vjeç dhe V. Sh., 51 vjeç, banues në Vlorë, të cilët dyshohen se janë intoksikuar nga gazi karbonik si pasojë e përdorimit të qymyrit për ngrohje.

Grupi hetimor po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të rastit.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.