
U bënë shenjë po nuk ndaluan, katër të rinj përplasen me policinë në Tiranë


Një konfrontim ka ndodhur mes policisë dhe disa personave në Tiranë pak ditë më parë.
Bëhet me dije se ngjarja ka ndodhur në zonën xhamllikut ku 4 tё rinjtё kanё qenё duke udhёtuar me njё mjet volsvagen kur janё ndaluar nga njё patrullё e forcave shqiponja.
Të rinjt nuk i janë bindur urdhërit të uniformave blu dhe jaën përplasur fizikisht me ta.
Burime pë media bëjnë me dije se gjatë kontrollit në makinë të rinjëve i janë gjetur një shumë të hollash parashë, celulare dhe gërshërë të cilat përdoren për prerjen e lëndës narkotike Canabis Sativa si dhe 1 portofol me stemën e policisë.
Policia ka arritur të arrestojë Aurel Deliun, Alban Tufën, ndërsa janë shpallur në kërkim Marklen Haka 30-vjeç dhe Bledar Kurti 40-vjeç.