U arrestua sot me 1 kg drogë, kush është 35 vjeçari që bëri “luftë” me policinë pak vite më parë. Precedentët dhe lidhjet me botën kriminale për 2 të ndaluarit (EMRAT)

26/01 11:07
Credits to Apollon TV
U arrestua sot me 1 kg drogë, kush është 35 vjeçari që bëri “luftë” me policinë pak vite më parë. Precedentët dhe lidhjet me botën kriminale për 2 të ndaluarit (EMRAT)

Detaje të reja janë mësuar në lidhje me arrestim e mbrëmshëm të 2 personave pranë zonës së “21 Dhjetorit” në kryeqytet.

Bëhet fjalë për shtetasit Besmir Sula dhe Aleksandër Alegri. Sula është i njohur përshkak se më parë ka qenë i akuzuar për “Vrasje e mbetur në tentativë” dhe “Prodhim dhe mbajtje pa leje të armëve luftarake”, i cili madje dhe ka goditur makinën e policisë gjatë një arrestimi të mëparshëm të tij.

Ndërsa, Alegri ka qenë i ndaluar më parë përshkak se në makinën ku po udhëtonte së bashku me Emiljano Shullazin dhe pjesëtarë të tjerë të grupit janë gjendur armë zjarri, thika dhe kanabis.

Gjatë arrestimit të mbrëmshëm, Policia i gjeti atyre 800 gramë kokainë e cila ishte ndarë në doza gati për shitje.

Sipas Policisë, shtetasi Besmir Sula me anë të lidhjeve të tij shoqërore siguronte sasi të mëdha lënde narkotike të llojit kokaine, të cilën ia jepte më pas shtetasit A. A., që ta shiste në doza të vogla, te klientë të ndryshëm në qytetin e Tiranës, me sasi nga 100 gramë deri në 1 kg, kundrejt vlerës 45 euro për gram

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.