U arrestua pas intervistës në emision, zbardhet dëshmia e kontrollores së Rinasit Flora Ndreca

09/04 11:47
Credits to Apollon TV
U arrestua pas intervistës në emision, zbardhet dëshmia e kontrollores së Rinasit Flora Ndreca

Një ndër kontrolloret e trafikut ajror në aeroportin e Rinasit, Flora Nderca është arrestuar që prej ditës së djeshme nën akuzën e shpërdorimit të detyrës.

Ditën e sotme është shpallur edhe dëshmia e Ndrecës në komisariatin e policisë.

“Jam kontrollore e trafikut ajror që prej vitit 2002. Në datën 6 Prill kam marrë si zakonisht detyrën, për të punuar duhet të jem fizikisht dhe mendërisht në rregull. Në datën 6 pasi nuk isha mirë, tërhoqa formularin por nuk e kam dorëzuar.  Në deklaratë kam kërkuar 3-4 ditë rikuperim, më pas formularin e kam dorëzuar të supervizori im”,- ka thënë Ndreca.

Ajo është shoqëruar në polici menjëherë pasi ka dhënë një intervistë në emisionin Opinion. Më pas i është prerë fleta e arrestit bashkë me dy kontrollorë të tjerë.

Vendimi për Flora Ndrecën pritet që të jepet ditën e nesërme.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.