U akuzua se nxori në pritë Hekuran Billën, Gjykata e Tiranës liron Adiola Lakrën

11/06 13:52
Credits to Apollon TV
U akuzua se nxori në pritë Hekuran Billën, Gjykata e Tiranës liron Adiola Lakrën

Gjykata e Tiranës liron nga qelia Adiola Lakrën, 26-vjeçaren e dyshuar si bashkëpunëtore në ekzekutimin e Hekuran Billës 11 qershorin e vitit 2020 në kryeqytet. Sipas prokurorisë, e reja ishte përdorur si “karrem” për të nxjerrë viktimën në pritë.

Togat e zeza zëvendësuan masën “arrest në burg” ndaj saj me atë të “detyrimit për paraqitje”.

Pas ngjarjes, Lakra pranoi të kishte pasur një raport me viktimën dhe se do ta takonte me të ditën e ngjarjes, por jo që të kete ndihmuar në vrasjen e tij.

Për të njëjtën ngjarje në qeli janë Viktor Marku dhe nipi i tij, Sebastian Mali.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.