
Turqi, shpërthim i fuqishëm pranë parlamentit në Ankara, dëgjohen edhe të shtëna armësh

Një shpërthim i fortë është dëgjuar mëngjesin e sotëm në Ankara, pranë parlamentit turk, i cili më pas do të fillonte mbledhjet për mandatin e ri parlamentar, sipas korrespondentit të AFP.
Nuk dihen ende shkaqet e shpërthimit në një zonë pranë Parlamentit dhe Ministrisë së Brendshme. Në vendngjarje kanë shkuar disa automjete policie dhe autoambulanca.
Sipas CNN TURK, shpërthimi ndodhi në një automjet gri. Nuk ka ende njoftime zyrtare. Mësohet gjithashtu se pas shpërthimit janë dëgjuar të shtëna armësh.