Turistët francezë të impresionuar nga natyra shqiptare: Me zor po presim të kthehemi sërish

29/06 19:24
Credits to Apollon TV
Turistët francezë të impresionuar nga natyra shqiptare: Me zor po presim të kthehemi sërish

Prej javësh turistë të huaj kanë zbarkuar në Dhërmi, të favorizuar edhe nga heqja e masave anti-COVID në vendin tonë. Te rinj por edhe vizitorë të moshës së tretë nga Franca kanë zgjedhur natyrën shqiptare për të kaluar fundjavën.

Të impresionuar nga bukuritë malore dhe deti i vendit tonëm, turistët francez thonë se kanë dëshirë të kthehen sërish në Shqipëri .

“Kombinimi mal, det, energjia, të rinjtë dhe shpresa për të jetuar e bën tejet të këndshme si vend. Bujaria e Shqiptarëve e bën atë të adhurueshëm”, shprehet një turiste.

“Shqipëria është një vend i jashtëzakonshëm. Nuk e dimë nëse do të kthehemi sërish, por jemi plotësisht të mahnitur themi  se Shqipëria ka një të ardhme të bukur përpara me këto karakteristika! Është një vend që sapo ka filluar të hapet drejt turizmit dhe është shumë natural”, thotë një tjetër turist tjetër francez.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.