Tryeza e përbashkët/ Berisha: Do vazhdojmë aksionin opozitar! Bardhi: Unë jam kryetar i Grupit të PD-së

13/09 16:17
Credits to Apollon TV
Tryeza e përbashkët/ Berisha: Do vazhdojmë aksionin opozitar! Bardhi: Unë jam kryetar i Grupit të PD-së

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, foli pas përfundimit të mbledhjes së tryezës me deputetët e opozitës, duke u shprehur se sot kanë marrë disa vendime të rëndësishme.

Ai u shpreh para kamerave se në këtë takim është diskutuar në lidhje me hartimin e një pakete të re ligjore dhe për punën që do të kenë komisionet parlamentare. Deputeti demokrat shtoi se opozita së shpejti do të kërkojnë edhe një interpelancë me debat për inceneratorët me kryeministrin Edi Rama.

Bardhi: Grupi parlamentar i Partisë Demokratike dhe i Aleancës për Ndryshim diskutuan në lidhje me prioritetet që kemi lënë pezull në mbledhjen e parë. Ka vendosur që të hartojë një paketë ligjore, ka ngritur grupet për rritjen e pensioneve të rritjes së ndihmës ekonomike për personat në nevojë. Sa I takon llogaridhënies së qeverisë kanë hartuar një agjendë të plotë të komisioneve parlamentare të cilat do të jenë në dëgjesë publike.

Parlamenti duhet që të njihet me dokumentin e dorëzuar nga parlamenti evropian për bujqësinë, dhe më pas një tjetër çështje që pritet të diskutohet është edhe siguria në institucionet ushtarake, ku ministri i Mbrojtjes dhe zinxhiri i përgjegjësve duhet që të japë llogari para komisioneve. Mocioni me debat dhe kërkesa me interpelancë me Kryeministrit për inceneratorët është në pritje të caktimit.

Bardhi: Nëse Basha ka ambicie për kreun e grupit parlamentar,të  bëjë votat. Për cështje të tjera qëndrimi i Kuvendit është i qartë. Janë mbledhur të gjitha firmat dhe do të të depozitohen. Kryetarja e kuvendit do të respektojë rregulloren e Kuvendit dhe nuk do të kryejë asnja akt provokimi. Kemi unifikuar qëndrimet për të gjitha pikat, për GJK. Komisionet Hetimore ngrihen me kërkesë të 35 deputetëve të Kuvendit.

Pyetje: Nëse Kuvendi njeh Bashën si kreun e Grupit Parlamentar të PD-së?

Bardhi: Rama nuk vendos dot për kreun e grupit parlamentar të PD, e vendos Kushtetuta dhe Rregullorja, e zgjedh grupi i PD-së. Ne jemi anëtarë të grupit të  PD, çështjet që lidhen me PD nuk i zgjidh Rama. Unë jam kreu i grupit parlamentar të PD, sa kohë unë gëzoj besimin e shumicës, do të vazhdoj të ushtroj përgjegjësinë që më kanë ngarkuar kolegët. Ne jemi mbledhur për të njohur cështjet e përbashkëta, jo për karriget e njëri-tjterit. Opozita, duke filluar nga seanca e nesërme do të jetë e unifikuar në qëndrimet e saj.

Ndërkohë ish-kryeministri Sali Berisha tha se deputetët e opozitës u dakordësuan për axhendën parlamentare dhe përballjen me qeverinë.

Berisha: U diskutua mbi drejtimin disfunksionial në kundërshti me ligjin dhe me Kushtetutën e Parlamentit. Opozita do japë përgjigjet e merituara!Përfundoi mbledhja e grupit. U diskutua e gjithë agjenda e nesërme e parlamentit. Qendrimet që do mbajnë deputetët dhe z.Bardhi do t’ju informojë më me hollësi.

U diskutua gjerësisht mbi drejtimin absolutisht disfunksionial në kundërshti me ligjin, me Kushtetutën të Parlamentit. Shkelmimin nga ana e institucioneve të vendit të të drejtave elementare të deputetëve për t’u informuar dhe informuar zgjedhësit e tyre. Braktisjen që i bën Edi Rama Parlamentit. Për të gjitha këto grupi parlamentar, deputetët e opozitës do të japin përgjigjet e merituara. Faleminderit!

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.