Trump reagon pas vendimit te Kongresit: Nuk i njoh zgjedhje por do te respektoj protokollin me 20 Janar

07/01 9:40
Credits to Apollon TV
Trump reagon pas vendimit te Kongresit: Nuk i njoh zgjedhje por do te respektoj protokollin me 20 Janar

Presidenti në ikje i SHBA Donald Trump, pranon rezultatet e Kongresit që pak më parë kanë certifikuar firoren e Joe Biden. Ai do të jetë presidenti i ri i SHBA-ve ndërsa Kamala Harris do të jetë zv.presidente.

“Edhe pse nuk jam plotësisht dakord me rezultatin e zgjedhjeve dhe faktet më konfirmojnë, megjithatë do të ketë një tranzicion të rregullt në 20 Janar,” ka thënë Trump në një deklaratë pak më parë.

“Unë gjithmonë kam thënë që ne do të vazhdonim luftën tonë për të siguruar që vetëm votat e ligjshme të numëroheshin. Ndërsa ky përfaqëson fundin e mandatit të parë më të madh në historinë presidenciale, është vetëm fillimi i luftës sonë për ta bërë Amerikën përsëri të madhe”, tha Trump duke përsëritur pretendimet ndërhyrje në zgjedhje.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.