Tronditet Kruja, burri qëllon për vdekje në makinë bashkëshorten 45 vjeçare, tenton të vrasë dhe veten

05/07 11:45
Credits to Apollon TV
Tronditet Kruja, burri qëllon për vdekje në makinë bashkëshorten 45 vjeçare, tenton të vrasë dhe veten

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Krujë, në fshatin Bubq. Mësohet se burri ka qëlluar për vdekje me thikë bashkëshorten e tij. Neësbomb.al mëson se autori është Artan Ismalaja, ndërsa viktimë bashkëshortja e tij Klarita Ismalaja.

Referuar njoftimit të Policisë, ngjarja ka ndodhur në makinën e bashkëshortit 51 vjeçar. Pasi ka vrarë gruan e tij me thikë, ai ka tentuar të vrasë dhe veten. AI është dërguar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.

Krujë/Informacion paraprak

Më datë 05.07.2021, në orën 10:45, në Bubq, Krujë, në afërsi të një magazine, brenda mjetit tip “Ford” në pronësi të tij, dyshohet se shtetasi A. I., 51 vjeç, banues në Krujë, ka goditur me mjet prerës (thikë), bashkëshorten e tij, shtetasen K. I., 45 vjeçe, e cila ka ndërruar jetë. Më pas shtetasi A. I. ka tentuar të dëmtojë edhe veten me mjet prerës (thikë) dhe është transportuar në spital, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.