TRONDITET Elbasani, VRITET DREJTORI i njohur, plagoset POLICJA dhe dy të tjerë, u ndalua makina që shpërndante ‘para për vota’

21/04 14:58
Credits to Apollon TV
TRONDITET Elbasani, VRITET DREJTORI i njohur, plagoset POLICJA dhe dy të tjerë, u ndalua makina që shpërndante ‘para për vota’

Të shtëna me armë zjarri dhe viktima raportohen në qytetin e Elbasanit, pas një konflikti dyshohet elektoral.

Mesohet se një person ka humbur jetën ndërsa ka mbetur e plagosur punonjësja e policisë Xhensila Soto, që ndodhej rastësisht në vendin e ngjarjes, si dhe dy persona të tjerë.

Bëhet me dije se i vrarë ka mbetur Pjerin Xhuvani, i cili disa ditë më parë u përfshi në një konflikt fizik me militantët e PD-së, gjatë vizitës së kreut të PS Edi Rama dhe kreu të PD Lulzim Basha në të njëjtin orar në qytetin e Elbasanit.

Raportohet se personat e përfshirë në ngjarje kanë hapur zjarr duke qëlluar më shumë se 20 herë, edhe në drejtim të uniformave blu.

Shkak dyshohet se është bërë ndalimi i një automjeti që shpërndante para për vota në lagjen “5 Maji”.

Sipas raportimeve paraprake, në vendin e ngjarjes gjatë tentativës për të ndaluar makinën ka qenë edhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.