TRONDITËSE/ Koronavirusi i merr jetën 17-vjeçarit, ishte shtruar te Infektivi

22/02 13:14
Credits to Apollon TV

Një 17-vjeçar është ndarë nga jeta pasi u infektua me koronavirus.

Sipas informacioneve për mediat, 17-vjeçari ishte i shtruar prej një jave në spitalin Infektiv në Tiranë.

Akoma nuk dihet nëse i riu kishte sëmundje bashkëshoqëruese, por 17-vjeçari është një ndër personat më të rinj që ka humbur jetën nga Covid-19 që nga fillimi i pandemisë.

Fatkeqësisht ai nuk ka mundur dot që t’i mbijetojë virusit vdekjeprurës.

Në 24 orët e fundit në vendin tonë u konfirmuan 1184 raste të reja me COVID nga 4013 testime testime të kryera në total, ndërsa 13 persona humbën jetën.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.