TRONDIT avokati i njohur: Vrasjen në Elbasan e kanë bërë Forcat Speciale

12/05 22:26
Credits to Apollon TV
TRONDIT avokati i njohur: Vrasjen në Elbasan e kanë bërë Forcat Speciale

Avokati i njohur Saimir Vishaj ka habitur me deklaratën që ka bërë sot në “Open” lidhur me ngjarjen e Elbasanit, ku mbeti i vrarë 41-vjeçari Everest Caka dhe e plagosur gruaja e tij Silvana Caka.

Vishaj tha se këtë vrasje, por dhe të tjera mund ta kenë bërë ish-eksponentë të Forcave Speciale.

Ai hedh këtë hipotezë pasi analizon mënyrën se si po realizohen vrasjet, duke lënë pak dyshime që mund të kryhen nga persona pa përvojë dhe përgatitje policore apo ushtarake.

“E kanë bërë Forca Speciale. Mënyra si po realizohen këto vrasje duhet që të ulin me këmbë në tokë shtetin. Ngjarjet me precizion të saktë, këtu situata është alarmante sepse kemi një mënyrë ekzekutimi. Janë këmbana alarmi. Policinë po e lodhin për kapjen e personave pa patentë. Ai drejtor i paaftë që kemi arreston intelektualë…“, u shpreh avokati.

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.