-Tregu i përbashkët rajonal ‘ngeci’/Ministri: Nuk përmbushi objektivat për rritjen ekonomike

26/09 14:10
Credits to Apollon TV
-Tregu i përbashkët rajonal ‘ngeci’/Ministri: Nuk përmbushi objektivat për rritjen ekonomike

Në Forumin e Biznesit, ministri i financave Ervin Mete nënvizoi rëndësinë e integrimit të përshpejtuar drejt tregut të vetëm të Bashkimit Europian. Mete vlerësoi se plani për tregun e përbashkët rajonal miratuar në nëntor të vitit 2020, nuk i plotësoi dot objektivat e liderëve politikë për një rritje shtesë prej 6,7% të PBB-së në rajon.
Sinkron Mete: “Për bizneset tona, integrimi i përshpejtuar do të thotë akses në një treg me më shumë se 450 milionë konsumatorë, ku 85% e bizneseve të Ballkanit Perëndimor besojnë se produktet, mallrat dhe shërbimet e tyre jo vetëm që mund të mbijetojnë, por edhe të konkurrojnë me atë që 27 vendet e BE-së kanë aktualisht për të ofruar. Ne duhet të punojmë së bashku me njëri-tjetrin për të kaluar drejt integrimit të përshpejtuar në Tregun e Vetëm të BE-së.”
Mete solli në kujtesë anketën e Barometrit Ballkanik të këtij viti ku rezulton se tregtia brenda Ballkanit Perëndimor është pothuajse e bllokuar nga pikëpamja rajonale dhe e fokusuar vetëm në tregjet e brendshme, ndërkohë që ka ende një potencial tregtar të pashfrytëzuar që mund të vihet në funksion të Zinxhirit Evropian të Vlerave.
Sipas Metes, iniciativa të tilla si Korsitë Blu, Korsitë e Gjelbëra, pikat e kalimit kufitar me një ndalesë me shtetet anëtare të BE-së apo Pikat e Përbashkëta të Kalimit Kufitar ndërmjet vetë vendeve të Ballkanit Perëndimor, duhet të avancohen.

© 2023 APOLLON TV. All Rights Reserved.