
Tre viktima në një familje në Kumanovë! Burri vret me thikë gruan dhe vjehrrën, më pas veten!

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mbrëmjen e së premtes në Kumanovë, ku për pasojë janë regjistruar 3 viktima. Sipas policisë së Maqedonisë së Veriut, një 46 vjeçar ka vrarë me thikë gruan e tij së bashku me të ëmën e saj. Pas këtij akti makabër, 46 vjeçari me iniciale D.J I ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga pallati ku banonte.
Sipas policisë autori është dërguar menjëherë në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës, por nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
“Rreth orës 14:25 në bazë të kallëzimit të pranuar, në një banesë në Kumanovë, zyrtarët policorë kanë gjetur të vdekura 40 vjeçaren E.A.J nga Kumanova dhe nënën e saj P.N, të cilat paraprakisht janë vrarë me thikë nga 46 vjeçari D.J nga Kumanova Më pas D.J ka plagosur veten dhe është hedhur nga dritarja. D.J është transferuar në spitalin e Kumanovës, ku edhe ka ndërruar jetë”, njofton Ministria e Punëve të Brendshme.
Ndërkohë lidhur me ngjarjen, mediet vendase raportojnë se autori është denoncuar disa herë për dhunë në familje. Çifti kishte dy fëmijë të mitur, ndërsa autoritetet maqedonase po hetojnë shkaqet e ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj.