Tre viktima dhe katër të plagosur në Janar në Fier nga aksidentet

31/01 17:41
Credits to Apollon TV

Muaji parë i 2021-it ka nisur me një bilanc të frikshëm sa i takon pasojave nga aksidentet rrugore.

Sipas të dhënave nga uniformat blu gjatë janarit kanë ndodhur rreth 150 aksidente, me 21 të vdekur, 16 të plagosur rëndë dhe 170 të plagosur lehtë.

Krahasuar me muajin janar të 2020-ës rezultojnë 9 humbje jete më shumë ndonëse si numër total aksidentesh, kanë qenë pothuajse të njëjtë.

Ajo çfarë bie në sy gjatë këtij muaji sipas burimeve nga policia janë përfshirja në aksidente më pasoja të rënda rrugore, e kategorive si këmbësorët dhe motoçiklistët.

4 këmbësorë u përplasën të shtunën mbrëma në Tiranë dhe Fier, njëri prej të cilëve ndërroi jetë në spital. Vetem ne muajin janar ne Fier jane rregjistruar 5 aksidente te renda ku 3 prej tyre qe kane humbur jeten , kane qene kembesore apo drejtues me biciklete 

Shpërndaje

© 2021 APOLLON TV. All Rights Reserved.