
Tre pikë “të arta”, Shqipëria mposht pastër 2-0 Moldavinë

Kombëtarja Shqiptare e Futbollit ka mundur Moldavinë me rezultatin e pastër 2-0.
Në ndeshjen e zhvlluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë, kuqezinjtë kanë arritur të marin tre pikë shumë të vlefshme në garën e eliminatoreve të Euro 2024.
Pjesa e parë e ndeshjes u mbyll në barazim pa gola me Shqipërinë që dominoi lojën por nuk arriti të shënojë pavarësisht tentativave. Pjesa e dytë nisi disi më mirë për Shqipërinë me raste të shumta dhe në minutën e 52’, ishte Asanai që çoi “peshë” tifozët me një supergol nga jashtë zone.
Më pas ishte Barjami në minutën e 76’ që vulosi shifrat në 2-0.
Shqipëria ndodhet aktualisht në vendin e tretë të grupit E me 3 pikë, vendin e parë e mban Republika Çeke me 7 pikë dhe vendin e dytë Polonia po me 3 pikë.